Trajneri i kombëtares së Italisë, Antonio Conte ka thënë momentalisht nuk është duke i interesuar asgjë përveç kombëtares që është duke e drejtuar, por ka pranuar se do të donte të menaxhonte në Ligë Premier.
Ish-trajneri i Juventusit është i lidhur me një kalim te kampioni i Anglisë, Chelsea, që është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, transmeton Koha.net. Megjithatë ai ka pranuar se i mungon menaxhimi i një klubi, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do të marr drejtimin e një kombëtare tjetër.
“Në këtë moment, asgjë nuk më intereson. Jam trajner i ekipit kombëtar të Italisë dhe kjo është një përvojë e cila më ka mësuar aq shumë. Tani mund t’ju konfirmoj se nuk do të marr ndonjë kombëtare tjetër, pasi më mungon menaxhimi i një klubi. Secili do të donte të punonte në Ligë Premier”, ka thënë Conte, raporton BBC.