Site icon Telegrafi

Conte flet për lëndimin e Rrahmanit, mbrojtësi e lëshoi fushën para kohe

Amir Rrahmani ka qenë titullar si gjithnjë për Napolin edhe në duelin e sotëm ndaj Venezias, por që lëshoi lojën në minutën e 74-të. 

Rrahmani pësoi një lëndim dhe për këtë nuk ka mundur ta vazhdojë ndeshjen. 

Kjo bëri që trajneri Antonio Conte ta zëvendësojë me mbrojtësin brazilian Juan Jesus, në përballjen që u mbyll 0-0. 

Antonio Conte ka folur pas largimit të Amir Rrahmanit nga loja ndaj Venezias. 

“Si është Rrahmani? Nuk ka pasur ndonjë gjë të rëndë, duhet të jetë i lodhur. Mund të jetë edhe tronditje, duhet vlerësuar lëndimi për grumbullimin e kombëtares”, deklaroi trajneri italian.  

Ende nuk dihet se a do të mund Amir Rrahmani të bashkohet me grumbullimin e Kosovës për ndeshjet ndaj Islandës që zhvillohen më 20 dhe 23 mars. 

Lexo po ashtu Visar Bekaj shkëlqen në portë, Rey Manaj në sulm – të dy protagonistë në duelin Hatayspor-Sivasspor

Kosova lufton në play-off që të ngjitet në Ligën B të Kombeve. /Telegrafi/  

Exit mobile version