Luftëtari irlandez i MMA, Conor McGregor, duket se po përpiqet të dështojë dhe një veprim i ri i turpshëm nga luftëtari dikur më i njohur i UFC-së në botë filloi të qarkullojë në rrjetet sociale mbrëmë.
Në video shihet McGregor duke pështyrë në fytyrë një njeri të panjohur, i cili në fakt provokoi irlandezin duke bërtitur: “Shkojmë, Khabib!”.
McGregor u kthye i zemëruar kur dëgjoi britmat, më pas iu afrua burrit të buzëqeshur dhe e pështyu në fytyrë.
“Të pështyva në fytyrë dhe çfarë bëre? Asgjë”, tha McGregor ndërsa po largohej, pasi pështyma e tij nuk shkaktoi asnjë reagim.
Conor McGregor spit in this guys face after he yelled “Let’s go Khabib” 😬
“I spit in your face, what you do? Nothing.”#UFC #MMApic.twitter.com/eDSV3FwHL2
— Championship Rounds (@ChampRDS) February 3, 2025
Irlandezi mund ta gjejë veten sërish në telashe me ligjin për shkak të kësaj, pasi disa burime amerikane thonë se pështyjma në fytyrë klasifikohet si sjellje e dhunshme dhe sulm.
Meqë ra fjala, McGregor po bie gjithnjë e më poshtë nga java në javë dhe në javët e fundit ai ka fyer ashpër Khabib Nurmagomedov dhe bashkëlojtarët e tij.
Më pas ai u kthye kundër bashkatdhetarit Paul Hughes sepse ai tregoi respekt për Usman Nurmagomedov pas ndeshjes. /Telegrafi/