Site icon Telegrafi

Conceicao i kërkon Milanit transferimin e ‘të padëshiruarit’ te Chelsea

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Milani ka nisur kontaktet me Chelsean për transferimin e Joao Felix.

Portugezi vlerësohet nga bashkëkombasi i tij Sergio Conceicao, i cili sapo ka marrë detyrën e trajnerit të Rossonerëve.

Edhe pse Felix ka nisur vetëm tri ndeshje në Ligën Premier që nga ribashkimi me Chelsean këtë sezon, Blutë nuk janë të hapur për një marrëveshje huazimi për 25-vjeçarin.

Felix nuk ka luajtur shumë për shkak të mbështetjes së Enzo Marescas në Cole Palmer.

Megjithatë, duke qenë se ky i fundit është në dyshim për ndeshjen e radhës, andaj portugezi mund të ketë një shans për të luajtur për blutë të hënën kundër Wolves.

Felix u rikthye te Chelsea verën e kaluar, pas një sezoni të dështuar si i huazuar te Barcelona nga Atletico Madridi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version