Site icon Telegrafi

Como nënshkruan me ish kapitenin e Barcelonës – Sergio Roberto tregon se si e bindi Cesc Fabregas të kalojë në Serie A

Como ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me ish-mesfushorin e Barcelonës, Sergi Roberton, pasi këtij të fundit i skadoi kontrata me gjigantët katalanas në fillim të verës.  

32-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta lidhë atë me klubin e sapopromovuar në Serie A deri në verën e vitit 2026.  

“E shoh këtë si një sfidë të re në karrierën time, besoj shumë në projekt, takova pronarët dhe ata janë shumë të emocionuar për këtë, mendoj se po bëjnë gjërat e duhura dhe jam i lumtur që jam pjesë e tij”. 

 

“Kur Cesc më kontaktoi për herë të parë, ai më shpjegoi ambiciet e klubit që vinte nga divizionet më të ulëta deri në Serie A në pesë vjet, dhe ambicien e tij si trajner. Kështu që është emocionuese për mua të vij dhe të jem pjesë e rritjes së klubit”.  

“Mendoj se mund të ndihmoj në arritjen e qëllimeve të klubit me punë të palodhur dhe mezi pres të filloj”, deklaroi Roberto. 

Sergi Roberto mund të luajë në mesfushë dhe në krahun e djathtë, ndërsa ka 373 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e lartë të Barcelonës, duke bërë debutimin e tij profesional deri në nëntor 2010.  

Sergi Roberto i bashkohet një liste të gjatë lojtarësh me emër që iu bashkuan projektit nën drejtimin e Cesc Fabregas këtë verë. 

 

Kluib ka afruar emra si Andrea Belotti, Raphael Varane, Pepe Reina dhe Alberto Moreno. /Telegrafi/  

Exit mobile version