Telegrafi

Como i Cesc Fabregasit nuk ka të ndalur: Dy top lojtarë nga La Liga dhe një nga Liga Premier

Como do të ketë Sergi Roberton dhe sensacionin e Real Madridit, Nico Paz për testet mjekësore nesër, ndërsa Maxi Perrone i Manchester City është gjithashtu rrugës.

Skuadra e Cesc Fabregas fitoi promovimin nga Serie B, por i është dhënë një zgjim i vrazhdë deri më tani këtë sezon.

Ata u eliminuan nga Kupa e Italisë në raundin e parë dhe më pas humbën 3-0 ndaj Juventusit në xhirone parë në Serie A.

Nxitimi është për përforcime dhe tri do të vijnë në fund të kësaj jave.

Është bërë një marrëveshje me Sergi Roberton për të nënshkruar një kontratë njëvjeçare, me një opsion të zgjatjes për një tjetër sezon nëse ata qëndrojnë në elitën e futbollit italian.

32-vjeçari është lojtar i lirë pasi kaloi gjithë karrierën e tij te Barcelona, ​​duke mbajtur shiritin e kapitenit.

Sky Sport Italia raporton se ai do të jetë në Itali për testet mjekësore të enjten.

Sot Como shtrëngoi duart me Real Madridin për Nico Paz, i cili mbush 20 vjeç muajin e ardhshëm dhe do të bashkohet për 6 milionë euro, por ata i detyrohen 50 për qind të tarifës së shitjes te Merengues, të cilët gjithashtu ruajtën një klauzolë riblerjeje.

Ende nuk ka përfunduar, pasi në fundjavë Como gjithashtu pret të ketë në ambientet e klubit edhe Maxi Perrone për testet mjekësore në lëvizjen nga Manchester City. /Telegrafi/