Kingsley Coman është dënuar pasi ka sulmuar ish-të dashurën dy herë brenda tre ditëve.
Fillimisht, lojtari u dënua me pesë mijë euro, por u urdhërua që të paguante vetëm një 1 euro për dëmet.
Sipas Le Parisien, francezi sulmoi më 24 dhe 26 qershor Sephora Goignan, me të cilën ka një vajzë 18-muajshe.
Të enjten gjatë seancës gjyqësore u deklarua fajtor për dhunë në familje ndërsa 21-vjeçja publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram.
Futbollisti luan me ekipin gjerman Bayern Munich, ku fiton rreth 70 mijë euro në javë. /Telegrafi/