Kriptovaluta Bitcoin për të shtatën javë më radhë po pëson rënie, ku është ndalur pranë nivelit 3 mijë dollarë, i cili është niveli më i ulët që prej muajit shtator 2017.
Aktualisht, kriptovaluta më e madhe u ndal pranë nivelit 3,300 dollarë edhe pas një rritje prej 0.51 për qind brenda 24 orëve.
Vlera e tregut të kriptovalutave ka rënë me rreth 730 miliardë dollarë që prej muajit janar kur edhe prekën majat, ku asokohe, Bitcoin tregtohej pranë nivelit të 20 mijë dollarë.
Gjatë muajit dhjetor nuk ka ndodhur asnjëherë që Bitcoin të regjistrohet dy ditë rresht në rritje, ku sipas ekspertëve vlera aktuale nuk është reale.
Ekspertët thonë se ecuria në tregjet e kriptovalutave nuk e zbeh aspak potencialin që ato kanë në të ardhmen, e sidomos sa i përket përdorimit të teknologjisë Blockchain. /Telegrafi/