Tesla ka rritur edhe një herë çmimin e makinës familjare Model 3 dhe të makinës sportive Model Y pasi më herët pati ulur çmimet fillestare të për të dyja modelet në fillim të vitit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti Model 3 fillon tani me çmimin 41,190 dollarë, derisa automjeti Model Y fillon me çmimin 53, 190 dollarë.
Electrek raporton që Tesla rriti çmimet për Model 3 dhe Model Y në muajin mars, prill, dhe në fillim të këtij muaji,
Përditësimi i fundit i çmimeve është një ngritje prej 500 dollarësh, por të dyja modelet tani janë plot 3,000 dollarë më të shtrenjtë se sa ishin kur Tesla fillimisht uli çmimet e tyre në muajin shkurt.
Mediumi Car and Driver ka kontaktuar me këtë rast kompaninë për ta pyetur se pse po i rrit çmimet, derisa sugjeron se kjo po ndodh për shkak të mungesave të gjysmëpërçuesve. /Telegrafi/