Paris Saint-Germain është përgatitur të bëjë gjithçka që duhet për të mbajtur Lionel Messin në klub këtë verë.
E ardhmja e argjentinasit vazhdon të jetë një pikë e madhe diskutimi në Paris me kontratën e tij aktuale që do të skadojë në fund të qershorit pa asnjë përparim për një rinovim të saj.
PSG ka një opsion për t’i ofruar Messit 12 muaj shtesë, sipas kushteve të marrëveshjes së tyre origjinale, por 35-vjeçari thuhet se është i gatshëm të largohet.
Shanset e Barcelonës për ta rikthyer atë në Camp Nou janë rritur që nga fillimi i vitit 2023 me nënpresidentin e klubit Rafa Yuste që konfirmoi se janë në bisedime me përfaqësuesit e tij.
Megjithatë, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo, PSG do t’i ofrojë Messit një çek, si pjesë e negociatave të ardhshme, me çfarëdo kushti që ai dëshiron.
PSG është i gatshëm të rrisë pagën e tij dhe të nënshkruajë për më shumë se një vit, në varësi të situatës, pasi gjigantët e Ligue 1 janë të vendosur ta mbajnë atë si prioritet. /Telegrafi/