Site icon Telegrafi

Çmenduri në Skoci, Hibernian dhe Rangers përfundojnë baras pas 10 golave të shënuar – Kamberi e hapi serinë e golave

Ka përfunduar me spektakël derbi i javës në Skoci mes Hibernianit dhe Rangersit.

Në një ndeshje fantastike për tifozët, dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 5-5.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi që kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Kamberi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 10-të.

Goli ndaj Rangersit ishte i nënti këtë edicion në elitën e futbollit skocez.

Hibernian ishte duke udhëhequr pas 22 minutave me tre gola epërsi 3-0.

Por Rangers bënë një rikthim spektakolar dhe barazuan qysh në pjesën e par 3-3.

Gjiganti skocez në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola për të udhëhequr 5-3.

Hibernianin e shpëtoi nga humbja sulmuesi Maclaren që shënoi tre gola në këtë sfidë (22’, 70’, 90+3’).

Kësisoj Rangers e përfundon stinorin në pozitën e tretë në tabelë me 70 pikë, ndërsa Hibernian e katërta me tri pikë më pak. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Neo2-uP4Mwc

Exit mobile version