Një nga blogeret e modës më të famshme dhe më me ndikim – Leonie Hanne, nuk mungon në eventet e modës në mbarë botën, ndaj së fundmi ka vizituar Javën e Modës në Paris
Biondja bukuroshe, e cila përndryshe cilësohet si e veshur me shumë shije dhe një femër me stil, këtë herë është shfaqur me një fustan që më shumë zbulon se sa mbulon!
Është fustani i saj, tashmë viral, i kuq, i bërë nga një lloj pvc-je, me të çara dhe hapje nga të gjitha anët, transmeton Telegrafi.
Krahas të çarave “shkëlqyese”, ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, e më pas edhe mediave dhe ndjekësve të saj në Instagram, ishte fakti se fustani nuk mbulonte tërë vithet e saj, ndaj ajo vazhdoi të bënte sikur para fotografëve të mos humbte pjesën e përparme, ndërsa ‘ruante’ pjesën e pasme të trupit.
Publiku është i ndarë për këtë veshje të përzgjedhur. Disa e konsiderojnë seksi, ndërsa të tjerë mendojnë se është e tepruar, pa shije dhe provokuese në një mënyrë shumë vulgare.
Kjo veshje ekstravagante e zhveshi padyshim Hannen – kështu që nganjëherë mund të shiheshin edhe pjesët, thuajse intime të trupit.
Guxim, çmenduri apo avangardë?
Çfarë mendoni për stilin e kësaj blogereje të njohur? /Telegrafi/