Site icon Telegrafi

Cluji po synon titullin në Rumani – trajneri ka kërkuar me çdo kusht transferimin e dy yjeve të Ballkanit

Trajneri i Clujit, Dan Petrescu, ka bërë prioritet transferimin e dy yjeve të Ballkanit, Armend Thaqi dhe Lumbardh Dellova dhe për këtë ai i ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin sa më shpejt negociatat për transferimin e tyre.

Kështu ka raportuar sot (e hënë), mediumi i njohur rumun sport.ro, të cilët kanë nënvizuar se dyshja e Ballkanit është prioriteti kryesor i afatit kalimtar për Petrescun i cili po synon rikthimin e titullit kampion pas tri sezoneve.

Kujtojmë se pikërisht me kërkesën e Petrescut nga Ballkani ishte transferuar edhe Ermal Krasniqi në janar të vitit të kaluar, i cili momentalisht po luan tek Rapid Bukureshti.

Lexo po ashtu Akuza nga Fushë Kosova: Kryesia e Ballkanit sulmuan lojtarët dhe trajnerin tonë

Tek Rapidi, Ermali ka gjetur shoqërinë e disa yjeve të tjerë shqiptarë si Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.

Në rast se Thaqi dhe Dellova do të transferohen tek Cluji, atëherë atje do të gjejnë ish-reprezentuesin e Shqipërisë, Arlind Ajetin.

Cluji momentalisht pozicionohet në pozitën e dytë në Superligën e Rumanisë dhe ka gjasa të mëdha që të rrëmbejë një vend në garat evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version