Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Los Angeles Clippers ka arritur të triumfojë para adhuruesve të vet në derbin e mbrëmjes ndaj Golden State Warriors me tetë pikë diferencë 134:126.
Ka qenë një duel shumë i barabartë me dy skuadrat që kanë pasur epërsinë, por në fund vendasit ishin ata që morën fitoren.
Kawhi Leonard ishte më meritori për fitoren e Clippers, pasi e mbylli ndeshjen me 30 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime.
Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Paul George që shtoi 24 pikë e shtatë asistime, derisa qendra Ivica Zubac kontribuoi me 19 pikë e 16 kërcime.
Te mysafirët më i miri në parket ishte Stephen Curry që realizoi 50 pikë e gjashtë e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Befasia e mbrëmjes ndodhi në Toyota Center të Houstonit, ku Houston Rockets kanë mposhtur LA Lakers me katër pikë diferencë 114:110. /Telegrafi/