Site icon Telegrafi

Cleveland ia ndërprenë serinë e fitoreve Clippersave, Knicks vazhdojnë me triumfe të njëpasnjëshme

Cleveland Cavaliers është përkujdesur për t’ia ndalë serinë prej pesë fitoreve radhazi Los Angeles Clippers.

Në ndeshjen e zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse në prani të 19 mijë tifozëve, Cavs kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 118:108.

Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë duel me 28 pikë të shënuara, duke qenë shënuesi më i mirë te vendasit, derisa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Jarrent Allen që shtoi 20 pikë e 17 kërcime.

Me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Okor me 17 pikë, Strus me 14, LeVert 13, si dhe dyshja Mobey e Niang që shtuan nga 10 sosh.

Kawhi Leonard me 30 pikë ishte më efikasi te skuadra mysafire, por kjo paraqitje e mirë e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe New York Kncisk, që ka marrë fitoren e shtatë radhazi pas triumfit 92:113 në udhëtim te Charlotte Hornets.

Ylli i madh i Knicks, Jalen Brunson ishte më meritori për këtë fitore me 32 pikë e shtatë asistime. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version