Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe një humbje në këtë sezon, i cili ishte i njëzeti gjatë kampionatit të sivjetmë.
Kalorësit kanë pësuar humbje si mysafirë të skuadrës së Detorit Pistons me një diferencë pre 125-114.
Vetëm çereku i dytë i takoi skuadrës së LeBron James, ku në të tri të tjerat më të suksesshëm u treguan vendasit.
https://www.youtube.com/watch?v=Fyq2DzbyR5I
Katër basketbollistë të Detroitit arritën të realizonin njëzet e më shumë pikë. Stanley Johnson dhe Andre Drummond realizuan ‘double-double’ në saje të 26 pikëve dhe dhjetë kërcimesh, gjegjësisht 21 pikëve dhe 22 kërcimesh. Reggie Bullaock shtoi 22 pikë ndërsa Anthony Tolliver njëzet sosh.
Në anën tjetër, James te Cavaliers ka shënuar 21 pikë ndërsa Chaning Frye realizoi njëzet sosh. Isaiah Thomas shtoi 19 sosh dhe pesë asistime.
Pas kësaj, Cleveland ka bilanc prej 29 fitoresh dhe 20 humbjesh ndërsa për Detoritin ishte fitorja 23 kundrejt 26 humbje.
Ndryshe, Cavaliers në takimin e radhës do të takohet me Memphis Grizzlies ndërsa kalorësit do të ballafaqohen me Miami Heat. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Washington 102-96 Oklahoma
Toronto 109-104 Minnesota
https://youtu.be/8DiEd8ljF1g
New York 111-95 Brooklyn
https://youtu.be/Tt9quj4Dr9Q
Houston 114-107 Orlando
https://youtu.be/t-ddbgjUs2I?t=1
New Orleans 103-114 Sacramento
https://youtu.be/a191PrIcVdg?t=1
San Antonio 106-104 Denver
https://youtu.be/srQCLpIcc0o?t=1
Utah 129-99 Golden State Warriors
L.A. Clippers 96-104 Portland