Ashtu si në edicionin e vitit të kaluar, edhe këtë vit, disa yje të famshëm si Cate Blanchett u shfaqën në tapetin e kuq të Oscars 2023 me një fjongo blu
Fjongoja blu është pjesë e fushatës #WithRefugees (me refugjatët), organizuar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
Fushata ka si qëllim që të ndërgjegjësojë për krizën aktuale të refugjatëve, veçanërisht për qytetarët ukrainas që u larguan pas pushtimit rus.
“Dhe çmimi Oscar për avokatin më të mirë të refugjatëve shkon për…të gjithë ata që mbështesin #WithRefugees. Ju falënderojmë për mirësinë tuaj,” shkroi UNHCR.