Psikologia Antigona Qenaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë shëndetit mendor.
Në këtë podcast, Qenaj ndër të tjera ka folur edhe për sulmet e panikut.
“Sulmi i panikut është një pasiguri shumë e madhe që personi ndjen… gjatë një sulmi paniku, frymëmarrje destabilizohet totalisht, ku personi në mendjen e tij ka një alarm se diçka e keqe mundet me i ndodh.
Personat gjatë një sulmit paniku kanë mendimet se po vdes ose po çmendet… mendimet mund ë kenë edhe dinamika tjera, por frika lidhet me këto…”, tha Qenaj.
Ajo tutje theksoi se jo rrallë njerëzit gjatë sulmit të panikut thërrasin emergjencën.
“Nuk ka një etiologji të saktë pse ndodh…. ka faktorë biologjikë, si trashëgimia, pastaj… traumat janë kryesisht arsye të forta pse njerëzit vuajnë nga sulmet e panikut”, u shpreh psikologia.
Qenaj bëri të ditur se sulmet e panikut trajtohen nga profesionistët e fushës.
Podcastin e plotë ku psikologia Antigona Qenaj flet për shëndetin mendor, rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, sulmet e panikut, stresin, depresionin mund ta ndiqini në podcastin më poshtë. /Telegrafi/