Shenjat e PMS-së, apo sindromës premenstruale, janë shumë të njohura për gratë
Qoftë nëse është fjala për dhimbje barku, dëshirë më e madhe për të ngrënë apo ndjeheni shumë të lodhura, këto simptoma mund të ketë ndikim në jetën e çdo gruaje, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, nëse simptomat kanë filluar një javë para menstruacioneve e nuk kanë kaluar disa ditë pasi i keni filluar ato, mundësitë janë se vuani nga PMDD-ja (çrregullimi premenstrual disforik).
Gratë me PMDD vuajnë nga simptomat emocionale dhe fizike, njëjtë sikurse gratë me PMS, por femrat e kategorisë së parë shpeshherë e gjejnë veten duke pasur probleme në jetët e përditshme, duke filluar nga jeta profesionale e deri te lidhja dashurore.
Cilat janë simptomat e PMDD-së?
▪ Depresioni
▪ Ndjeheni të pashpresë
▪ Zemërim i madh
▪ Nivele të larta të shqetësimit
▪ Flini më shumë ose më pak se zakonisht
▪ Mungesë interesi në aktivitetet e zakonshme
▪ Vetëbesim i ulët
▪ Ndjeheni sikurse jeni jashtë kontrolle
▪ Ndryshim në apetit
▪ Vështirësi në përqendrim
▪ Dhimbje të kokës
▪ Dhimbje të muskujve apo të nyejve
Kur PMDD-ja fillon ta shtrojë ndikim e vet, disa gra fillojnë të kenë edhe mendime për vetëvrasje.
Nuk ka ndonjë përgjigje definitive se çfarë e shkakton PMDD-në, por mund të jetë një reaksion anormal ndaj ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual. /Telegrafi/