Çizmet me shollë të trashë në ngjyrë bezhë janë ideale për të freskuar stilin gjatë sezonit të dimrit
Modelet e zeza klasike gjithmonë janë të preferuara, mirëpo hiti i modelit të çizmeve vjen në variantin më të çelët, në të cilat me siguri nuk do të kaloni pa u vërejtur.
Çizmet Chelsea me sholla të trasha janë një hit absolut edhe këtë sezon dhe ju mund të rifreskoni pamjen tuaj me një palë në ngjyrë bezhë, transmeton Telegrafi.
Aktorja Jessica Alba dhe pronarja e një koleksioni vërtet frymëzues të modës, dëshmoi me stilin e saj të përditshëm të kohëve të fundit se çizmet nuk janë të njohura vetëm në ngjyrën klasike, të zezë.
Aktorja që vlerëson veshjet e modës që janë praktike dhe moderne, gjeti një palë perfekt të çizmeve sezonale në një model elegant çizmesh të mëdha në një nuancë të këndshme bezhë, vanilje.
Të gjitha adhurueset e çizmeve mbështeten më shumë në një nga tendencat më të mëdha të këpucëve të sezonit. Çizmet Chelsea janë padyshim ndër çizmet më të njohura çdo dimër, dhe kjo klasike vanilje është shumë freskuese dhe kaq tërheqëse.
Edhe pse gardëroba e nuancave më të errëta dominon gjatë muajve të ftohtë, ky sezon sjell mundësi të panumërta të reja stilistike kur bëhet fjalë për kombinime veshjesh me ngjyra të ndezura.
Nëse dëshironi një pamje moderne, por nuk dëshironi të hiqni dorë nga komoditeti kaq i shtrenjtë, këto këpucë janë zgjidhja perfekte. /Telegrafi/