Nathan Ake pësoi një dëmtim të keq të muskujve në përplasjen e Holandës kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve të UEFA- s 2024 të martën mbrëma.
Në fund të pjesës së parë me ndeshjen 1-1, mbrojtësi i Man City u tërhoq pasi pësoi një lloj dëmtimi muskulor.
Ai luftoi edhe të ngrihej në këmbë dhe duhej të nxirrej me barelë nga Johan Cruyff Arena, duke parë me dhimbje të dukshme.
E vetëm tre minuta pasi Ake u largua nga loja, Holanda pranoi golin e dytë në këtë ndeshjes, por që në fund sfida u mbyll baras 2-2.
🚨🇳🇱 Nathan Aké has been subbed off for Dutch national team due to muscle injury.
He will be assessed by Man City staff from tomorrow. pic.twitter.com/TWxKk1EDkV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2024
Sipas Fabrizio Romano, stafi mjekësor i Man City do të vlerësojë së shpejti dëmtimin për të përcaktuar shkallën e dëmit të pësuar nga Ake.
Holandezi është në dyshim për ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën Premier kundër Brentford në shtëpi në fundjavë. /Telegrafi/