Site icon Telegrafi

City mbetet pa Ederson, portieri brazilian arrin marrëveshjen me klubin e ri

Ederson mund të quhet tanimë një ish-lojtar i Cityt, edhe pse duhet pritur edhe pak kohë për zyrtarizimin e largimit të tij.

Portieri brazilian është pajtuar për tu larguar nga Manchester City pas shtatë viteve të kaluara në Etihad Stadium.

Karrierën ai do ta vazhdoj në Arabi, derisa City ka pranuar shitjen e tij për 30 milionë euro.

Lexo po ashtu Pagë marramendëse prej 500 mijë eurove në javë, Ederson drejt transferimit shokues në Arabinë Saudite

30-vjeçari ka pranuar të bashkohet me skuadrën e Al Nassr, skuadër që i ka bërë një ofertë prej 500 mijë funteve në javë apo 2 milionë funteve në muaj.

Negociatat mes klubeve do të vazhdojnë në ditët në vijim, pasi City kërkon 35 milionë euro për ta lënë atë të lirë të largohet.

Lexo po ashtu City gati ta lejoj largimin e Edersonit, i cakton edhe çmimin

Në garë për lojtarin është edhe Al-Ittihad, megjithatë oferta e Al-Nassr e ka bindur atë dhe ai tani po pret vetëm marrëveshjen finale të klubeve. /Telegrafi/

Exit mobile version