Manchester City ka shënuar fitore në shtëpi me rezultat 3:1 ndaj West Hamit.
Djelmoshat e trajnerit Pep Guardiola e kanë treguar edhe njëherë forcën e tyre të vërtetë.
Kjo pasi kanë mposhtur në shtëpi West Hamin me rezultat 3:1, duke koleksionuar fitoren e tretë në po kaq ndeshje në Ligën Premier.
‘Qytetarët’ nga Manchester gjetën golin e parë pas vetëm tetë minutave lojë.
Ishte anësori anglez, Raheem Sterling, i cili shënoi nga afërsia pas një aksioni të mirë të nisur nga David Silva dhe i vazhduar nga Nolito.
City u përkujdes edhe të dyfishoj epërsinë, pasi mesfushori Fernandinho shënoi një gol të bukur në kohë, në minutën e 18-të, pas harkimit të mirë nga Kevin De Bruyne.
Në pjesën e dytë, City si duket fitoi komoditet, duke luajtur vetëm me qetësi, ndërsa West Ham nuk u pajtua me rezultatin e pjesën së parë dhe filloi me sulme.
Nuk vonoi shumë dhe mysafirët gjetën golin e parë me anë të sulmuesit Antonio, i cili shënoi me kokë në minutën e 58-të, pas një harkimi të mirë të mbrojtësit Masuaku.
Deri në fund të ndeshjes City shënoi edhe njëherë me anë të Sterling, i cili gjeti golin në minutën e 93-të dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Cityt me rezultat 3:1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=XYjtXyLuG1g
https://www.youtube.com/watch?v=pKYqCbFb7Nw