Pep Guardiola është i interesuar që të përforcohet në qendër të mbrojtjes.
Lojtari i parë në listë është holandezi i Southampton, Virgil Van Dijk.
Klubi i Southamptonit e sheh si të pashitshëm lojtarin, por oferta e Manchester Cityt do t’i bëjë të mendojnë dy herë.
Sipas Daily Mial ‘sheikët’ janë gati të paguajnë hiq më pak se 50 milionë funte.
Te City ka ardhur John Stones për një shumë përafërsisht të njëjtë, por që nuk ka arritur të tregojë atë që kërkon trajneri. /Telegrafi/