Manchester City është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në dëm të Paris Saint-Germainit.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Parc de Princes u mbyll me rezultat 2-2, ndërsa sfida kthyese në Etihad Stadium përfundoi me fitore (1-0) të klubit anglez që kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Shansin më të mirë në pjesën e parë e pati skuadra vendase, mirëpo Sergio Aguero goditi jashtë porte (30’). Penaltinë e shkaktoi Kevin Trapp pikërisht me ndërhyrje në argjentinasin.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë. Kevin De Bruyne pranoi një top nga Fernando dhe shënoi një gol fantastik (76′).
Kjo është hera e parë në histori të Manchester Cityt që arrin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/