A i keni bërë ndonjëherë vetes pyetje përse meshkujt nuk ju ofrohen?
Ja disa arsye kryesore, transmeton Telegrafi.
Në grup me shoqe
Meshkujt e dinë që nuk u është e këndshme kur duhet t’i ofrohen ndonjë vajze, e cila tërë mbrëmjen nuk ndahet nga “grupi” i mikeve të saj.
Buzëqeshja
Femrat të cilat kurrë nuk buzëqeshin, nuk janë fare joshëse, sado që mund të jenë të bukura.
Celulari
Ajo që meshkujt më së shumti i largon nga ju është ai aparati i vogël të cilin femrat e nxjerrin nga çanta dhe e kontrollojnë çdo pesë minuta. E para, kjo sjellje është tepër irrituese dhe tregon që keni humbur kontaktin me botën reale. E dyta, lë përshtypje që keni dikë, andaj vazhdimisht jeni duke komunikuar me të.
Vathë të mëdhenj
Si duket, meshkujt vërejnë çdo detaj, andaj kanë zbuluar se është më pak e sigurt që do t’i ofrohen vajzës e cila ka vënë vathë më të mëdhenj se veshët.
Buzëkuqi
Femrat i adhurojnë buzëkuqtë, meshkujt jo. Posaçërisht ata ngjyrë vjollce, të kuqe, roze. Ndërkaq, ato nuancat natyrore me siguri nuk i vërejnë.
Alkooli
Edhe shishja e verës në tavolinë nuk paraqet problem, nëse pihet me maturi. Pirja e alkoolit “me trimëri”, përkatësisht sjellja më e lirë se sa duhet, paraqet karton të kuq për meshkujt.
Pamaturia
Fjalën e kemi te grimi, te fustanet tepër të shkurtra dhe te gjërat e ngjashme. Ajo që kthejnë kokën nga ju, nuk është e thënë patjetër që të jeni edhe joshëse. /Telegrafi/