Site icon Telegrafi

Cilat janë trajtimet e depresionit?

Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm dhe serioz që ndikon negativisht në mënyrën se si ndiheni, mendoni, veproni dhe e perceptoni botën.

Ndonëse mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo në çdo moshë, ai mund të shfaqet tek njerëzit fillimisht gjatë adoleshencës së vonë ose në mesin e viteve 20.

Por, cilat janë trajtimet e depresionit?

Depresioni është një nga çrregullimet më të shërueshme të shëndetit mendor. Përafërsisht 80 për qind deri në 90 për qind e njerëzve me depresion që kërkojnë trajtim përfundimisht i përgjigjen mirë trajtimit.

Trajtimet përfshijnë:

-Psikoterapia: Psikoterapia (terapia e bisedës) përfshin bisedën me një profesionist të shëndetit mendor. Terapisti juaj ju ndihmon të identifikoni dhe ndryshoni emocionet, mendimet dhe sjelljet e të cilat ju bëjnë dëm. Ka shumë lloje të psikoterapisë – terapia konjitive e sjelljes (CBT) është më e zakonshme. Ndonjëherë, terapia e shkurtër është gjithçka që ju nevojitet. Njerëz të tjerë vazhdojnë terapinë për disa muaj ose vite.

Lexo po ashtu Çfarë është depresioni?

-Ilaçet: Ilaçet me recetë të quajtur antidepresivë mund të ndihmojnë në ndryshimin e përbërjes kimike të trurit që shkakton depresion. Ka disa lloje të ndryshme të antidepresantëve, dhe mund të duhet kohë për të gjetur atë që është më i miri për ju. Disa antidepresantë kanë efekte anësore, të cilat shpesh përmirësohen me kalimin e kohës. Nëse nuk e bëjnë, bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor. Një ilaç tjetër mund të funksionojë më mirë për ju.

-Mjekësia plotësuese: Kjo përfshin trajtime që mund të merrni së bashku me mjekësinë tradicionale perëndimore. Njerëzit me depresion të lehtë ose simptoma të vazhdueshme mund të përmirësojnë mirëqenien e tyre me terapi të tilla si akupunktura, masazhi, hipnoza dhe terapie mendje-trup.

Lexo po ashtu Cilat janë simptomat e depresionit?

-Terapia e stimulimit të trurit: Terapia e stimulimit të trurit mund të ndihmojë njerëzit që kanë depresion të rëndë ose depresion me psikozë. Llojet e terapisë së stimulimit të trurit përfshijnë terapinë elektrokonvulsive (ECT), stimulimin magnetik transkranial (TMS) dhe stimulimin e nervit vagus (VNS).

Terapitë e depresionit që mund t’i aplikoni ju vetë në shtëpi

Bëni ushtrime mjaftueshëm;

Bëni gjumë kualitativ;

Ushqehuni me dietë shëndetshme;

Shamngni alkoolin;

Kaloni kohë me njerëzit që ju i keni për zemër. /Telegrafi/ 

Exit mobile version