Çiklisti kosovar Qëndrim Guri është përfshirë në një aksident rrugor në Rio de Janeiro.
22-vjeçari, sipas “DailyMail”, është goditur nga një veturë teksa ngiste biçikletën e tij në “Avenida das Americas”, autostrada më e madhe në zonën perëndimore të Rios, sot rreth orës 14:00 në kohën lokale në Brazil.
Sipas raportimeve, Guri ishte dërguar menjëherë në emergjencë, por pas kontrollimit u tha nga mjekët se gjendja e tij është stabile.
Garën e tij në Lojëra Olimpike, Guri e përfundoi më 6 gusht, por ka shfrytëzuar mundësinë për të vazhduar në këto lojëra edhe pse është eliminuar.