Site icon Telegrafi

Çiklisti i aksidentuar u shpëtua nga një qen, i qëndroi afër për ta mbajtur ngrohtë (Foto)

Martin Ion që pësoi aksident dhe mbeti i lënduar, derisa po ngiste biçikletën në malin Semenic të Rumanisë, është shpëtuar prej një qeni që i ndenj pranë për ta mbajtur nxehtë.

Me të rënë në gropë, ai theu legenin dhe një asht të shpinës, që ia pamundësuan lëvizjen dhe mbeti shtrirë në dhe të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Për disa orë andej nuk kaloi askush dhe ndihma që kishte kërkuar po vononte të arrinte. “Sikur të mos ishte ky qen, Ion do pësonte hipotermi dhe nuk do mbetej gjallë” ka thënë një mjek që i dha ndihmën e parë.

Tani gjendja e çiklistit është nën kontroll, ndërsa po mhabet në spital derisa t’i përmirësohet gjendja shëndetësore.

Në anën tjetër, qeni që e ndihmoi, tani është adoptuar nga një banor dhe ka një strehë ku do të qëndrojë. /Telegrafi/

Exit mobile version