Ky është moment kur çifti i sapomartuar detyrohen të kryejnë vallëzimin e tyre të parë në një strehimore nëntokësore, pasi raketat iraniane po binin në ato momente në Izrael.
Momenti prekës shfaq dyshen duke vallëzuar ngadalë në një strehimore të mbushur me pluhur – derisa dasmorët i shikonin dhe filmonin këtë moment romantik, transmeton Telegrafi.
E veshur me fustan të bardhë, ata mbanin dorën e njëri-tjetrit derisa po vallëzonin nën tingujt e muzikës që luante në sfond nga një telefon i mençur i lëshuar nga dasmorët.
Videoja plotë emocion është filmuar nga brendësia e strehimores nëntokësore në afërsi të njërit prej hoteleve më të mëdha në Jerusalem – ku dyshja po qëndronin.
Çifti izraelit së bashku me qindra mijëra bashkëkombës të tyre janë detyruar të futen nëpër bunkerë si pasojë e sulmit iranian me raketa – ku Teherani shkrep 181 raketa në pjesë të ndryshme të Izraelit. /Telegrafi/