Site icon Telegrafi

CIA publikoi një enigmë – keni vetëm tre minuta për ta zgjidhur: Duket e lehtë, por nuk ka asnjë mënyrë që të keni sukses herën e parë

Çdo vit gjatë Natës së Shtrigave, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) në rrjetet shoqërore publikon ndonjë enigmë tematike me qëllimin që ndjekësit e vet t’i nxisë që të tundin pak qarqet e trurit

Në kuadër të departamentit “Spy Kids”, Agjencia publikon online lojëra nëpërmjet të të cilave mund të testoni aftësinë tuaj të orientimit, shkathtësinë e zbulimit të detajeve dhe të të menduarit taktik, transmeton Telegrafi.

Këtë herë administratorët e faqes CIA në Twiter kanë publikuar dy ilustrime identike, në dukje të parë identike, në të cilat është e nevojshme të vëreni dallimet madje në një afat prej tre minutave!

Në faqen “Spy Kids” do t’ju hapen ilustrimet, ndërsa kronometri tashmë është kurdisur në tre minuta!

Për këtë kohë duhet të shënoni sa më shumë detaje të ndryshme të cilat i keni vërejtur, dhe rezultati… Epo, do ta zbuloni kur të vijë koha … /Telegrafi/

Exit mobile version