Chiesa synon largimin nga Liverpooli në janar – zbulohet klubi favorit për shërbimet e tij
Ylli i Liverpoolit, Federico Chiesa raportohet se po synon që të sigurojë largimin nga ‘Anfield’ gjatë muajit të ardhshëm. Në atë që ishte një afat kalimtar veror tejet i qetë për Liverpooli, Chiesa ishte blerja e vetme pasi ai u pajtua të largohej nga Juventusi për të veshur fanellën e tyre.‘Të Kuqtë’ gjithashtu siguruan edhe shërbimet e portierit të Valencias, Giorgi Mamardashvili, por ai nuk do të bëhet pjesë e tyre deri në verë.Pasi iu bashkua gjatë verës, Chiesa ka hasur në vështirësi që të paraqitet për klubin e tij të ri për shkak se i mungonte forma fizike dhe kishte lëndime të vazhdueshme.27-vjeçari ka vetëm një paraqitje si titullar për Liverpoolin, e cila erdhi në fitoren me rezultat 5-1 ndaj West Hamit në shtator, aty ku italiani pati një asistim.
Përveç Napolit, është sugjeruar gjithashtu se edhe Interi dhe Fiorentina do të ishin të interesuar për nënshkrimin e tij.Këtë kërkesë thuhet se ia ka bërë personalisht përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, i cili i ka kërkuar Chiesas të rikthehet përkohësisht në Serie A, nëse dëshiron që në të ardhmen të marrë ftesën nga kombëtarja./Telegrafi/


