Site icon Telegrafi

Chiesa refuzon klubet italiane, dëshiron të mbetet te Liverpooli

Shumë kanë menduar se Federico Chiesa do të largohet nga Liverpooli vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në Anfield, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Federico Chiesa nuk planifikon të largohet nga Liverpool . Këtë e ka bërë të ditur gazetari Florian Plettenberg.

Në verën e vitit 2024, anësori italian Federico Chiesa u transferua nga Juventusi te klubi anglez.

Lexo po ashtu Sensacioni 16-vjeçar i Liverpoolit la në bankinë Chiesan dhe mahnitë të gjithë me driblimet e tij

Që nga lëvizja e tij, ka pasur zëra të vazhdueshëm për largimin e tij të mundshëm nga Liverpool, por sipas Plettenberg, Chiesa dëshiron të qëndrojë në Liverpool dhe të provojë veten.

Kontrata e tij është deri në vitin 2028 dhe Chiesa dëshiron që të mbetet deri në fund të kontratës në Anfield.

Vlen të theksohet se në ndeshjen kundër Accrington , Chiesa shënoi në minutën e 90-të, duke e bërë rezultatin 4-0 në favor të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, nuk ka të bëjë me lëndimet

Reprezentuesi italian ka shënuar vetëm një gol me fanellën e The Reds, derisa u flit për një rikthim të tij në Serie A.

Megithatë vet lojtari ka refuzuar klubet italiane dhe dëshira e tij është të qëndroj në Anfield. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version