Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi janë kthyer në stërvitje te Juventusi para ndeshjes së fundjavës ndaj Atalantas.
Bianconerët po përgatiten për sfidën e radhës në Serie A, në përpjekje për t’u kthyer te fitorja pas humbjes zhgënjyese nga Chelsea në Ligën e Kampionëve.
Mattia De Sciglio akoma nuk është në shërbim të Massimiliano Allegrit, por Paulo Dybala mund të startojë në Allianz Stadium.
Gearing up for #JuveAtalanta as the Bianconeri put in the work at the JTC 💪
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) November 25, 2021
Në anën tjetër, Sky Sport Italia raporton se Chiellini dhe Bernardeschi janë bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje. Derisa kapiteni është gjithmonë i rëndësishëm, anësori italian ka befasuar me rikthimin para afatit të caktuar.
Zonja e Vjetër mban vendin e tetë në kampionat me 21 pikë nga 13 ndeshje të zhvilluara, ndërsa shpreson ta harrojë humbjen prej 4-0 në Londër.
Juve është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt, ndërsa ka edhe një shans për vendin e parë në Grupin H. /Telegrafi/