Cher ka qenë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Alexander Edwards, në sfilatën e modës “Balmain” në Paris të mërkurën, duke konfirmuar kështu se janë rikthyer sërish bashkë.
Krijuesja e hitit “Believe”, 77 vjeçe, u pa në humor të mirë dorë për dore me partnerin e saj, 37 vjeçar, në shfaqjen e markës luksoze Pranverë/Verë në Javën e Modës në Paris.
Cher kishte veshur pantallona të zeza me një xhaketë të bardhë që mburrej me detaje të zeza të qëndisura si dhe një palë çizme lëkure.
Ajo i la flokët e saj të gjata të lëshuara valë-valë dhe e ka kompletuar dukjen me bizhuteri.
Në maj, një burim i tha TMZ se çifti, të cilët kanë një diferencë moshe 40-vjeçare, ishin ndarë “disa javë” më parë.
Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi menjëherë pasi ata bënë debutimin në tapetin e kuq në sfilatën e modës “Versace” të vjeshtës 2023 në mars.
Dyshja filluan lidhjen në nëntor të vitit 2022, gjersa u fotografuan gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.
Cher u akuzua së fundmi se ka punësuar katër burra për ta rrëmbyer djalin e saj, Elijah Blue Allman.
Kjo në përpjekje për të ndaluar atë që të pajtohej me ish-gruan e tij, Maria Angela King. /Telegrafi/