Site icon Telegrafi

Chelsea shkatërron Middlesbrough dhe kalon në finale të Carabao Cup

Chelsea ka fituar 6-1 ndaj Middlesbrough, duke kaluar në finale të Carabao Cup me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Blutë e humbën takimin e parë, por në ndeshjen e dytë në Stamford Bridge nuk treguan mëshirë për kundërshtarin.

Llogarinë e golave për Chelsean e hapi Jonathan Howson (auto-gol) në minutën e 15-të, kur Armando Broja i bëri presion lojtari që e futi topin në rrjetën e tij nga një pasim i Raheem Sterling.

Për 2-0 u përkujdes Enzo Fernandez (29’), që realizoi një gol nga afërsia, duke prekur topin në drejtim të rrjetës.

Goli i tretë u shënua prej Axel Disasit në minutën e 36-të, ndërsa Sterling ishte sërish në rolin e asistuesit.

Për të mbyllur pjesën e parë me epërsinë prej katër golave u përkujdes Cole Palmer, duke konfirmuar se e dëshiron finalen.

Pjesa e dytë sërish u dominua nga Blutë, që shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa pësuan një herë.

Palmer e realizoi golin e tij të dytë në këtë takim dhe të pestin për Chelsean në minutën e 77-të, kur u asistua prej Conor Gallagher.

Golin e gjashtë për Chelsean e realizoi Noni Madueke (81’), që u gjet në mënyrë brilante prej Gallagher.

Middlesbrough e shënoi golin e nderit në minutën e 88-të me anë të Morgan Rogers, ndërsa ndeshja përfundoi 6-1.

Në finale, Chelsea e pret fituesin e duelit Liverpool-Fulham, nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në Anfield. /Telegrafi/

Exit mobile version