Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Leeds Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë kthyer më në fund te fitorja, pas tri barazime dhe dy humbjeve në pesë ndeshjet e fundit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të vendasve, por pa arritur të gjejnë golin.
Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 22-të kur Joao Felix goditi traversën.
Nothing to split us at the break.#CheLee pic.twitter.com/MBps7fbygf
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 4, 2023
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por Chelsea e nisi më mirë duke gjetur golin e epërsisë dhe duke menaxhuar rezultatin deri në fund.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 53-të me anë të Wesley Fofana, i cili shënoi për 1-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.
Chelsea, Chelsea! 🔵#CheLee pic.twitter.com/C43qHt9XWW
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 4, 2023
Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e 10-të me 34 pikë, ndërsa Leeds zë pozitën e 17-të me 22 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Blutë udhëtojnë te Leicester City, teksa Leedsi e pret Brightonin. /Telegrafi/
Chelsea 1-0 Leeds United
⚽️ Fofanahttps://t.co/NwOD3twOPF
— Tendencia Futbol (@_JogaBonito_10) March 4, 2023