Site icon Telegrafi

Chelsea po përgatitet për një tjetër transferim të madh nga Brightoni

Chelsea prej vitesh po transferon futbollistë nga Brightoni dhe disa prej tyre kanë arritur të ambientohen mjaftë mirë në Stamford Bridges.

Londinezët janë duke menduar një lëvizje të mundshme në verë për Bart Verbruggen, me portierin e Brighton që shfaqet si një objektiv për Blutë, sipas GiveMeSport .

Robert Sanchez, Marc Cucurella dhe Moises Caicedo janë ndër lojtarët aktualë të Chelsea që më parë bënë kalimin nga Brighton, me Caicedo që arriti për një rekord prej 115 milionë funte në gusht 2023.

Tani, kryetrajneri Enzo Maresca po konsideron një tjetër lëvizje për një portier të Pulëbardhave.

Pavarësisht nënshkrimit të Filip Jorgensen nga Villarreali për 20.7 milionë funte korrikun e kaluar, Chelsea mbetet i hapur për përforcime të mëtejshme në portë pasi një seri gabimesh i kanë lënë ata të luftojnë për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Verbruggen është i vendosur në radarin e Chelseat dhe ndërsa nuk është marrë asnjë vendim, klubi nuk po përjashton një përpjekje për të nënshkruar me portierin holandez kur të hapet dritarja e transferimit.

22-vjeçari Verbruggen iu bashkua Brightonit dy vite më parë nga Anderlechti për 20 milionë euro, derisa vlera e tij tani është 60 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version