Një klub befasues ka shprehur interesim për transferimin e Mykhailo Mudryk pasi Chelsea po planifikon që të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Disa lojtarë të ndryshëm u transferuan tek klubi londinez gjatë afatit kalimtar ku vlen të theksohen afrimet e Jadon Sancho, Joao Felix dhe Pedro Neto në mesin e të tjerëve.
Klubi gjithashtu ka larguar një numër lojtarësh duke përfshirë Romelu Lukakun, Hakim Ziyech dhe Kepa Arrizabalaga.
Sipas raportimit nga TEAMtalk, Chelsea dëshiron ta ‘heq qafe’ Mudrykun, ndërsa sipas raportimit Marseille ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Gjiganti francez thuhet se po e kërkon transferimin e 23-vjeçarit pasi trajneri i tyre Roberto De Zerbi është një fans i madh i lojës së tij dhe beson që mund ta rikthejë versionin e tij më të mirë në Francë.
Bayern Munich gjithashtu ka shprehur interesim për yllin e Shakhtar Donetsk por që ky interesim është zbehur pas largimit të Thomas Tuchel.
Një lëvizje në formë huazimi duket të jetë opsioni më i mundshëm për Mudryk gjatë janarit pasi klubet po hezitojnë që ta paguajnë kartonin e tij të plotë./Telegrafi/