Chelsea nuk ka arritur të fitojë ndaj Salzburgut (1-1) në Stamford Bridge në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa një prej rasteve të mira e pati Mason Mount që nuk e konvertoi në gol një top të kthyer.
Porsa filloi pjesa e dytë (48’), Mount bëri një asistim të mirë drejt Raheem Sterling, i cili realizoi gol të bukur.
Megjithatë, Salzburgu nuk u dorëzua dhe i asistuar nga Junior Adamu, Noah Okafor e barazoi rezultatin (75’).
Ky rezultoi të ishte goli i barazimit dhe skuadrat i ndanë pikët në kuadër të Grupit E, ku Chelsea mbetet në fund me vetëm një pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/
https://twitter.com/_messiclear/status/1570142814549278727