Site icon Telegrafi

Chelsea i kërkon Evertonit kompensim për të rikthyer Armando Brojën

Klubi londinez, Chelsea thuhet se ka kërkuar nga Evertoni kompensim nëse duan ta ndërpresin huazimin e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Sipas The Guardian, Chelsea i ka kërkuar Evertonit kompensim për të rikthyer sulmuesin shqiptar nga huazimi i tij.

Së fundmi Broja ka pësuar një dëmtim që do ta mungojë për rreth tre muaj. Si rezultat, Everton dëshiron të shkurtojë huazimin dhe ta kthejë lojtarin te Chelsea.

Lexo po ashtu Moyes konfirmon lëndimin e rëndë të Armando Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea

Toffees kanë përdorur tashmë të katër vendet e disponueshme të huazimit të tyre dhe po kërkojnë të lirojnë hapësirë ​​për të nënshkruar me një tjetër sulmues në huazim.

Megjithatë, Chelsea po kërkon dëmshpërblim përpara se të lejojë kthimin e Brojës në Stamford Bridge.

Broja ka luajtur gjashtë ndeshje për Everton këtë sezon pa shënuar asnjë gol apo asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version