Telegrafi

Chelsea identifikon ish-asistentin e Solskjaerit si zëvendësues të Pochettinos

Chelsea ka identifikuar trajnerin e Ipswich Town, Kieran McKenna, si njërin prej kandidatëve kryesor për të zëvendësuar Mauricio Pochettinon, e ardhmja e të cilit ësht ënë ajër para fundit të sezonit.

Teksa disa figura në ‘Stamford Bridge’ janë në favor të qëndrimit të Pochettinos në klub, Todd Boehly ende nuk ka arritur ndonjë konsensus mbi atë se a është i nevojshëm një ndryshim.

Chelsea që mund ta ‘rrëmbejë’ pozitën e gjashtë dhe të sigurojë futbollin evropian në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bournemouthit, janë duke u bërë gati për mundësinë e emërimit të një trajneri të ri,

McKenna, i cili i ka befasuar të gjithë me punën e jashtëzakonshme të Ipswichi aty ku arriti që të sigurojë promovimin në Ligën Premier.

38-vjeçari po cilësohet si njëri prej trajnerëve më të mirë në Angli dhe Ipswichi do të ketë një betejë të vështirë para vetes për ta mbajtur në ekip.

Përveç Chelseat, edhe Brightoni e ka identifikuar McKennan si një opsion të mundshëm për zëvendësimin e Roberto De Zerbit, pasi ky i fundit konfirmoi largimin nga ‘Amex Stadium’ të shtunën.

Chelsea ka ndërruar pesë trajnerë që prej se Boehly dhe Clearlake morën pronësinë e klubit në 2022./Telegrafi/