Site icon Telegrafi

Chelsea fillon kontaktet me Lillen për Victor Osimhen

Chelsea mezi po pret hapjen e afatit kalimtar veror për tu përforcuar në të gjitha repartet.

Emri i ri në listën e klubit londinez për repartin ofensivë është ai i sulmuesit nigerian, Victor Osimhen.

21-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me klubin francez ku ka shënuar 18 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 38 ndeshje të zhvilluara.

Kriza që ka kapluar klubin francez në kohën e coronavirusit ka bërë që drejtuesit të mendojnë shitjen e menjëhershme të yllit të ekipit.

Victor Osimhen pasi shënoi ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Lille është gati ta lë të lirë të largohet nigerianin nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro.

Chelsea tanimë ka nisur kontaktet me klubin francez për Osimhen dhe londinezët pritet të dalin së shpejti me një ofertë zyrtare.

Për lojtarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra tjera angleze si Arsenal e Everton, por edhe gjermanët e Borussia Dortmund e Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version