Klubi anglez, Chelsea thuhet se është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Vinicius Junior, i cili tash e sa muaj po lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu.
Sipas TBR Football, Chelsea është admirues i madh i Vinicius Jr dhe do të ishte shumë i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin brazilian nëse krijohet mundësia.
Blutë thuhet se janë tërhequr nga ideja për të sjellë Vinicius në Ligën Premier, me burime që sugjerojnë se ai mund të jetë i hapur ndaj perspektivës së largimit nga Real Madrid këtë verë.
Ndërsa Chelsea mund të përballojë financiarisht çdo marrëveshje të mundshme, pyetjet mbeten nëse rregullat strikte të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR) mund të komplikojnë transferimin.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, interesi i Chelseat për Vinicius Jr është i fortë dhe një lëvizje e ardhshme nuk përjashtohet. /Telegrafi/