Raportohet se Chelsea është futur në garë për transferimin e Samuel Chukwueze nga Villareal, në rast se dështojnë të marrin shërbimet e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.
Skuadra e Frank Lampardit është duke e rivalizuar Manchester Unitedin për transferimin e sulmuesit të skuadrës gjermane që vlen mbi 100 milionë euro.
Sipas asaj që raporton Goal.com, Djajtë e Kuq po i prijnë garës për transferimin e anglezit, duke lënë kështu derën hapur për Chukwuezen që të kalojë në Stamford Bridge.
Nigeriani ka kohë që lidhet me një largim nga skuadra e Javier Callesja, derisa në garë për të qëndron edhe Liverpooli.
21-vjeçari ka kontratë me Villarealin deri në vitin 2023, mirëpo dëshiron të luajë në një klub më të madh.
Chukwueze ka qenë një figurë e rëndësishme në këtë edicion për skuadrën spanjolle, duke u paraqitur në pothuajse të gjitha takimet. /Telegrafi/