Site icon Telegrafi

Chelsea e ka ‘kartën e fshehtë’ për të arritur te Van Dijk

Antonio Conte mund ta lirojë Nathan Ake që të arrijë te Virgil Van Dijk.

Holandezi Van Dijk mbetet ndër më të preferuarit e Chelseat dhe Southampton mund të futet në bisedime.

Conte po ashtu e pëlqen edhe mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuccin.

Për të arritur te Van Dijk, klubi i Chelseat e ka menduar një strategji interesante.

Ata do ta ofrojnë Nathan Aken për ta zbutur çmimin e lartë.

Po ashtu edhe Southampton e pëlqen Aken dhe e kishte kërkuar kohë më parë.

Kalidou Koulibaly është një tjetër mundësi për Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version