Il Corriere dello Sport pretendon se Chelsea mbetet e interesuar për Victor Osimhen, por Galatasaray po mendon ‘seriozisht’ nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit në janar dhe madje do të shpenzonte më pak se Blutë.
Osimhen aktualisht është në huazim te Galatasaray, dhe klauzola e tij e lirimit te Napoli është ulur në 75 milionë euro për verën e vitit 2025.
Megjithatë, Corriere dello Sport pretendon se nigeriani tashmë mund të largohet në janar për një tarifë pak më të lartë, 81 milionë euro, e cila nuk është e vlefshme për klubet e Serisë A.
Sipas raportit, Chelsea mbetet i interesuar për Osimhen, por edhe Galatasaray po monitoron situatën.
Muajin e kaluar, nënpresidenti i klubit tha se Galata nuk do të ndahej me Osimhen në janar, duke shtuar se ata do të punonin për ta mbajtur lojtarin përtej 2025.
Sipas Corriere dello Sport, Galatasaray është i vetmi klub që mund të nënshkruajë Osimhen për 75 milionë euro në afatin kalimtar të janarit, duke pasur parasysh se 6 milionë euro shtesë janë një kompensim që ata do të merrnin nëse Osimhen shkon diku tjetër në janar.
Rai Sport ishte i pari që raportoi për klauzolën e lirimit të Osimhen në janar, e cila, sipas transmetuesve italianë, është vendosur në 90 milionë euro. /Telegrafi/