Chelsea ka vënë syrin tek transferimi i Ivan Toney në afatin kalimtar të janarit, me Blutë e Londrës të cilët janë të sigurtë se do të arrijnë një marrëveshje, përkundër interesimit të madh nga klubet tjera.
Brentford i ka caktuar anglezit një çmim prej 60 milionë eurosh, derisa Chelsea duket të jetë klubi i vetëm që mund t’i plotësojë kërkesat e tyre.
Klubi londinez e ka parë nevojën për të nënshkruar me një tjetër sulmues, përkundër faktit se ata transferuan Nicolas Jackson në afatin kalimtar të verës.
EXCLUSIVE: Chelsea confident of signing Ivan Toney as Brentford reveal asking price https://t.co/ceYEf1gXqe
— talkSPORT (@talkSPORT) September 23, 2023
Toney momentalisht është i suspenduar për tetë muaj, për shkak të akuzave për përfshirje në baste.
Mauricio Pochettino besohet të ketë kërkuar personalisht transferimin e anglezit, dhe për këtë arsye Chelsea ka intensifikuar përpjekjet e tyre në realizimin e këtij nënshkrimi.
Chelsea nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, teksa pas pesë xhirosh të zhvilluara në Ligën Premier ata dy humbje, dy barazime dhe një fitore.
Xhiron e ardhshme Chelsea do të jetë nikoqir i Aston Villas në “Stamford Bridge”, me “Blutë e Londrës” që do synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive./Telegrafi/