Në kampionatin italian, Serie A, mbrëmë (e premte) u shënua goli më i mirë i sezonit dhe ishte vepër e skocezit Che Adams, i cili i solli fitoren Torinos në udhëtim te Empoli.
Che Adams ishte shënuesi i golit të vetëm në ndeshje dhe i solli Torinos një fitore të ngushtë 1-0, e cila ishte fitorja e parë në shtatë ndeshjet e fundit.
Momenti i magjisë nga Adam ndodhi në minutën e 70-të të ndeshjes.
Skocezi pranoi një pasim nga kroati Nikola Vlasic në qendër të fushës dhe menjëherë pa u menduar shumë gjuajti drejt portës dhe topi përfundoi në rrjetë!
🏴🤯 Che Adams (28) scored from the halfway line against Empoli yesterday. Wow! 💫 pic.twitter.com/RESht1t6GH
— EuroFoot (@eurofootcom) December 14, 2024
Adams padyshim që e pa që portieri i Empolit kishte ikur nga porta e tij dhe ishte i shkujdesur dhe e shfrytëzoi në maksimum duke festuar në fund golin.
Me tre pikë të reja, Torino barazoi Empolin në vendin e 10-të dhe të dyja skuadrat tani kanë nga 19 pikë. /Telegrafi/