Site icon Telegrafi

ChatGPT po bëhet i disponueshëm për kompanitë që duan ta integrojnë në aplikacione

OpenAI do ta bëjë mjetin e tij ChatGPT të disponueshëm për kompanitë për ta përfshirë në aplikacionet e tyre derisa synon përdorimin komercial për programin e tij jashtëzakonisht të popullarizuar.

Kompania, e cila prezantoi ChatGPT-n për publikun në nëntor, tani po ofron akses me pagesë për bizneset dhe zhvilluesit që duan ta përdorin kapacitetin e softuerit për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të gjeneruar tekst në aplikacionet dhe produktet e tyre, transmeton Telegrafi.

Klientët do të jenë në gjendje të lidhin aplikacionet e tyre në ndërfaqen e programimit të aplikacionit ChatGPT, duke iu dhënë atyre të njëjtin version të modelit GPT 3.5 që e përdor vetë OpenAI me një kosto 10 herë më të ulët se modelet ekzistuese të OpenAI.

Instacart, Shopify dhe Snap janë ndër kompanitë që tashmë përdorin ChatGPT API në produktet e tyre, tha OpenAI me bazë në San Francisko në një postim në blog të mërkurën.

Derisa OpenAI ka gjeneruar interes të madh publik në sistemet më të njohura të inteligjencës artificiale përgjatë vitit – ChatGPT që krijon tekst dhe DALL-E që gjeneron imazhe nga teksti. /Telegrafi/

Exit mobile version